Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka ndezur së fundmi rrjetin me disa foto hot, të cilat i ka postuar në Instagram, ku shfaqet e veshur vetëm me të brendshme të kuqe.
Ajo është rikthyer dhe këtë vit si fytyra kryesore e koleksionit për Ditën e Shën Valentinit, duke prezantuar një linjë të re të frymëzuar nga Afërdita, perëndesha e dashurisë dhe bukurisë në mitologjinë greke
Në konceptin artistik të fotosesionit, Rihanna pozon përpara një sfondi me kolona në stilin e lashtë grek, duke mishëruar sensualitetin dhe fuqinë femërore.
Në disa prej imazheve, ajo shfaqet me reçipeta, ndërsa në poza të tjera vëmendjen e marrin të brendshmet e kuqe me detaje dantelle, që theksojnë linjat e saj trupore.
Postimin, Rihanna e shoqëroi me frazën: “Afërdita ishte e egër”, duke i dhënë edhe më shumë kuptim temës provokuese të fushatës.
