
Në një status në rrjetin social “Facebook”, publicisti Edison Ypi ka ironizuar vendosjen e emrit te gazetarit të ndjerë, Andrea Stefani, një shkolle 9-vjeçare në kryeqytet, nga ana e Bashkisē Tiranë disa vite më parë.
Me sarkazmën e tij therëse, Ypi është shprehur se, vetëm nga ky fakt Erion Veliaj duhet ta kalojë në burg pjesën e mbetur të jetës së tij.
Më poshtë statusi i tij i plotë në rrjetin social “Facebook”
“Bashkia e Tiranës i paska vënë një shkolle emrin e Andrea Stefanit, gazetarit të padiplomuar komunist congenital të problemeve ekonomike, i cili, bashkë me babain e tij pedagog të ekonomisë, humbën pare në piramidat financiare.
Shembulli personal që babë e bir dhanë për ta maksimalizuar humbjen kolosale të shqiptarëve, mjafton e tepron që Erjon Veliaj ta kalojë jetën e mbetur prapa hekurave.” -është shprehur Edison Ypi.