
Monika Kryemadhi, siç kishte lajmëruar edhe më parë, pas betejave ligjore duket se po i jep fund marrëdhënies së saj me politikën, për t’u bërë tashmë pjesë e botës së showbizit.Së fundmi, Kryemadhi ka publikuar disa foto dhe video ku shfaqet në skenat e sheshit të xhirimit të një filmi, së bashku me blogeren Dea Vieri. Ish-deputetja shfaqet sensuale, e veshur me penjuar të bardhë, mbi një krevat dhe me skenar në dorë, në një atmosferë tipike filmike që ka ngjallur menjëherë komente dhe batuta.
Kjo ka zgjuar fantazitë e kolegut Edmond Spaho që përmes një postimi ka kërkuar të jetë edhe pjesë e filmit.