Mes dhjetra të plagosurve në sulmin me armë në plazhin Bondi të Australisë gjatë festimeve të festës hebraike, Hanukkah, një efektiv policie mbeti i plagosur me plumb në kokë.
Por jeta duket se ka pasur të tjera plane për të, mrekullisht ai i shpëtoi vdekjes dhe pas gati 10 ditësh nën trajtimin e mjekëve ai ka lënë spitalin
Jack Hibbert, kishte vetëm katër muaj që kishtë filluar punën, dhe kishte për detyrë të mbikqyrte festën e Hanukkah kur dy persona të armatosur hapën zjarr mbi të dhe të pranishmit. Bashkë me efektvin u plagosën mbi 40 persona të tjerë, e fatkeqësisht 15 ndërruan jetë.
Familja e 22-vjeçarit, konfirmoi se nga plumbi në kokë ai ka humbur shikimin, tregojnë se pavarësisht kësaj dhe një plumbi në shpatull ai ishte mundur të ndihmonte sa më shumë njerëz mes të shtënave.
“Si familje, nuk mund të kërkonim asgjë më shumë, të kemi Xhekun tonë në shtëpi, veçanërisht për Krishtlindje, të jep ndjesinë e një mrekullie.”, shprehen ata.
Hibbert ishte një nga dy oficerët e policisë të plagosur në Bondi, ndërsa oficeri i dytë, 25-vjeçari Scott Dyson, ende po vijon të jetë nën mbikqyrjen e mjekëve.
Sipas hetimeve më të fundit, policia bën me dije se dyshja e autorëve, kishin planifikuar sulmin prej muajsh.
