Pas disa ditësh shqetësimi për gjendjen e saj shëndetësore, pasi kishte njoftuar publikisht se ishte shtruar në spital, Efi Dhedhes është rikthyer fuqishëm dhe me një paraqitje që i la të gjithë pa fjalë.
Efi u shfaq në një event të mbrëmjes me një fustan të kuq të gjatë, elegant e tejet sensual, që theksonte linjat e saj perfekte.
Prerja e veçantë në shpinë dhe detajet e tjera, i dhanë një pamje super glamuroze dhe plot vetëbesim.
Flokët e krehur në një topuz të lëmuar i shtuan hijeshi dukjes, ndërsa grimi me tone të ngrohta i nxirrte në pah bukurinë dhe buzëqeshjen karakteristike.
Edhe aksesorët, sidomos vathët e gjatë me shkëlqim, plotësuan në mënyrë perfekte gjithë paraqitjen.
Në fotografitë e publikuara, Efi pozon si një yll i vërtetë herë duke buzëqeshur në hyrje të një hoteli luksoz, herë duke u kthyer në sensacion duke pozuar mbi karrocën e bagazheve, me një qëndrim plot karizëm.Ky rikthim i saj i shpejtë dhe i shkëlqyer duket si një mesazh i fuqishëm nga Efi.
