
Këngëtarja thotë se pas përvojave personale dhe Big Brother VIP, pritshmëritë e saj në një marrëdhënie kanë ndryshuar.
Egli Tako ka folur hapur për jetën e saj personale në një intervistë në emisionin “Pardon My French”, ku ishte e ftuar së bashku me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën. Ajo tregoi se si përvojat e fundit, përfshirë qëndrimin në Big Brother VIP dhe ndarjen nga partneri, e kanë bërë të reflektojë mbi atë që kërkon në një lidhje.
Sipas saj, tani e di më qartë çfarë dëshiron dhe çfarë nuk pranon më:
“Shumë gjëra më janë ndryshuar. Kam kuptuar sa jap dhe sa investoj në një marrëdhënie. Meritoj të marr të njëjtën dashuri dhe vëmendje. Jo më pak. Madje pse jo edhe më shumë.”
Egli tha se nuk e kërkon partnerin “perfekt në pamje”, por dikë me karakter dhe energji pozitive:
“Nuk më intereson që një mashkull të jetë i bukur. Dua që të ketë edukatë, të jetë i këndshëm, burrëror dhe me humor. Më pëlqen dikush që di si të sillet.”
Në lidhje me mundësinë e një romance të re, ajo u shpreh se është e hapur, por nuk ka nxitim:
“Jam shumë mirë me veten time. Kur e gjen paqen me veten, gjërat vijnë vetë. Unë besoj shumë te risku. Nëse është shkruar për mua, do vij në kohën e vet.”
Egli e mbylli duke thënë se këtë periudhë e konsideron si një nga më të qetat dhe më të pjekurat e jetës së saj.
