Gazetari meksikan Miguel Angel Beltran, i njohur për raportimet mbi kartelet e drogës, u gjet i vrarë në një autostradë me një shënim kërcënues pranë trupit të tij. Ai është gazetari i nëntë i vrarë në Meksikë këtë vit, ndërsa organizatat e shtypit kërkojnë hetim të plotë dhe ndëshkim të autorëve.
Një gazetar meksikan, i cili raportonte për kartelet e drogës atje u gjet i vdekur në një autostradë me një shënim pranë trupit të tij, raportoi media lokale për të cilën ai punonte.
“Për përhapjen e akuzave të rreme kundër popullit të Durangos” shkruhej në të.
Shënime të tilla shpesh lihen nga kartelet si paralajmërime për këdo që guxon t’i shkelë ato.Media raportoi se Miguel Angel Beltran u identifikua nga djali i tij, i cili e pa për herë të fundit kur u nis për në punë.Beltran kishte punuar për media të ndryshme, ai gjithashtu drejtonte një blog dhe një llogari në TikTok ku mbulonte lajme që lidheshin me krimin dhe tema të tjera të aktualitet.
Disa ditë para vdekjes së tij, ai postoi një video në lidhje me arrestimin e një të dyshuari si udhëheqës bande.
