
Shefi i SpaceX thotë se as ai dhe as ekipi i tij nuk kanë parë gjurmë të civilizimeve të tjera, duke sugjeruar se shumica e pamjeve të UFO-ve lidhen me teknologji ushtarake njerëzore.
Elon Musk ka folur së fundmi për ekzistencën e alienëve dhe pamjet e objekteve fluturuese të paidentifikuara, duke theksuar se nuk ka asnjë provë reale që mbështet idenë se jeta jashtëtokësore ka vizituar Tokën. Në një intervistë podcasti me Kattie Miller, ai u shpreh se SpaceX monitoron vazhdimisht orbitat dhe aktivitetet në hapësirë, por asnjë sinjal apo gjurmë e tillë nuk është vënë re.
Musk shtoi se të njëjtin konfirmim e ka marrë edhe nga anëtarët më të lartë të SpaceX, të cilët nuk kanë hasur asnjë provë që tregon për praninë e alienëve. Sipas tij, shumë prej videove dhe raportimeve për UFO-t mund të kenë shpjegim tokësor, duke i lidhur me programe të avancuara armatimi dhe raketa hipersonike që mbeten të fshehta për publikun.
Në një moment më ironik, miliarderi 54-vjeçar u shpreh se konspiracionet janë bërë aq të zakonshme sa pothuajse çdo teori është diskutuar si e vërtetuar, duke shtuar me shaka se astronautët madje kanë luajtur golf në Hënë për t’u tallur me teoritë që mohojnë uljen e njeriut aty. Ai përmendi se emri Neil Armstrong, nëse shkruhet përmbys, lexon Neil A , një lojë fjalësh që Musk përdori me humor duke nënvizuar sa lehtë lindin teoritë konspirative online.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur interesimi global për UFO-t dhe misionet hapësinore është rritur, ndërsa vetë SpaceX po përgatit fazat e reja të projekteve për eksplorimin e Hënës dhe Marsit.
