Në një intervistë për emisionin “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin, Elsa Lila komentoi pjesëmarrjen e saj në Festivalin e 61-të të Këngës në RTSH.
Ajo foli edhe hapur mbi lidhjen e saj me Albina Kelmendin, duke mos i përmendur emrin, por duke e nënkuptuar atë, e cila ishte pjesë e skuadrës së saj në “The Voice of Albania” në 2014. Elsa deklaroi se ishte ajo që e kishte bërë Albina të famshme.
Më vonë, kur Albina konkurroi në Festivalin e Këngës, Elsa pretendoi se votat ishin vjedhur nga kjo e fundit. Megjithatë, ajo zgjodhi të mos e çonte çështjen në gjyq.
Elsa paralajmëroi gjithashtu se “hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë”, duke lënë të kuptohet serioziteti i saj ndaj situatave të tilla.
Pjesë nga intervista:
Elsa Lila: 2 vite rrjesht janë abastanca për të kuptuar që TVSH-ja nuk është ambienti im. Ju mendoni që mu dha haku që meritoja?
Arbana Osmani: Vendimi e mori publikuElsa Lila: Mendoj që jo, ç’publik?
Arbana Osmani: Pse nuk mendon që e mori publiku Elsa?
Elsa Lila: Sepse kemi prova të shumta empirike dhe fizike, flas me gjuhë penaliste, prova empirike që nuk ka qenë ashtu. Provat janë që votat janë blerë nga publiku. Pafund. Atë çështje do e kisha çuar shumë larg por nuk e çova.
Arbana: Pse nuk e çon?
Elsa Lila: Sepse ju e dini që unë mundësitë i kam të shumta, duke qenë se kam në familje avokatë. Kisha fare kollaj që provat që kisha që ta bëja atë çështje të rëndësishme. Jam mësuar që mos të merre me polemika por të merrem me punën time, me talentin tim dhe ti ofroj publikut atë për të cilën unë kam lindur dhe për të mos i dhënë rëndësi akoma më shumë atij skandali që dikush tjetër bëri. Unë jam Elsa, di të bëj atë që bëj, jam e ndershme dhe historiku e tregoi që unë nuk i vodha votat por dikush tjetër i bëri. Unë nuk e bëra skandalin, për të mos ta bërë për herë të dytë akoma më të famshëm atë njeri që e bëra në vitin 2014 me duart e mia, me diturinë time dhe me artin tim, i njëjti person. Të kenë pak kujdes nga gjykatat sepse funksionojnë këtu në Shqipëri kur duan. Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohë.
