“‘Falenderoji njerëzit, o zemër, se nëse e bën më vonë, do t’u prishësh festën me fjalë të hidhura,’ më thotë gjysma ime, Buçi im, mbreti im, jeta ime, mali im!
S’kam duar e as mendje, por Buçit tim ia dëgjoj fjalën. Ju falënderojmë të gjithëve që e nderuat dhe vazhdoni ta nderoni Enean tonë! Çdo mesazh, çdo përqafim na erdhi i madh sa zemra e tij! Enea, në mirësinë dhe buzëqeshjen e tij, ju jep bekime që na u gjendët pranë! Urojmë të mos shihni kurrë keq dhe ikja e Tij të jetë lajmi i fundit i hidhur! Enea do thoshte: “Mirë të jeni! Bomba fare!”
Lutem, mos e harroni Enean! Jetën s’ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi!
Do të na përkëdhelë zemrat nga lart, ashtu si vetëm Ai di ta bëjë!”
