Në dosjen e Jeffrey Epstein është përmendur dhe ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në një email të dërguar nga një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, përmendet një princesh nga Tajlanda që do të ishte në New York bashkë me Jahjagën.
Mesazhi i plotë:
Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës.
Ajo do të donte të ju takonte nëse keni kohë këtë javë.
Dokumentet e publikuara kanë hedhur dritë mbi lidhjet e Epstein me figura të shumta të njohura ndërkombëtare, përfshirë politikanë dhe biznesmenë të nivelit të lartë, duke rindezur debatin global mbi rrjetin e tij të ndikimit.
