
PD konteston procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe paralajmëron ankimim kushtetues
Endrit Shabani u betua këtë të enjte në Kuvend si Avokat i ri i Popullit, në një seancë të shoqëruar nga tensione dhe kundërshtime nga opozita. Pavarësisht zhvillimeve në sallën plenare, procesi i betimit u përmbyll sipas rendit të ditës.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka bërë të ditur se nuk do ta mbyllë këtu qëndrimin e saj kundër këtij vendimi. Burime nga selia blu konfirmojnë se PD ka nisur mbledhjen e firmave për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar shqyrtimin e ligjshmërisë së procesit të zgjedhjes dhe betimit të Avokatit të Popullit.
.
