
Mediat amerikane raportojnë se Jeffrey Epstein shprehte frikë se lidhjet me princin Andrew mund t’i sillnin fundin, ndërsa autoritetet thonë se këto janë pretendime pa prova
Raportime të reja nga mediat amerikane rikthejnë në qendër të vëmendjes paranojën e fundit të Jeffrey Epstein, financierit të dënuar për abuzime seksuale, i cili u gjet i vdekur në qelinë e tij në Nju Jork në gusht 2019.
Sipas mediave të huaja, Epstein në javët e fundit të jetës së tij dyshohet se kishte shprehur frikën se familja mbretërore britanike mund ta eliminonte për shkak të lidhjes së tij shumëvjeçare me princin Andrew. Burime të citura thonë se ai ishte në një gjendje të fortë paranoje dhe se mendonte se ekspozimi i tij publik ishte i pashmangshëm.
Mediat raportojnë se Epstein kishte pretenduar se ishte paralajmëruar se në Buckingham Palace kishte zemërim të madh për miqësinë e tij me princin Andrew. Burime të tjera thonë se ai besonte se mund të përfundonte i vrarë, duke përmendur teorinë se familja mbretërore kishte dorë në vdekjen e princeshës Diana dhe duke shprehur frikën se do të ishte i radhës.
Autoritetet amerikane nuk kanë konstatuar asnjë provë që vdekja e Epstein të jetë shkaktuar nga faktorë të jashtëm. Raporti zyrtar e klasifikoi ngjarjen si vetëvrasje, ndërsa çdo pretendim për eliminim mbetet pjesë e spekulimeve të mediave të huaja.
