
Emri i artistes ndërkombëtare shqiptare përflitet si surpriza më e madhe e festivalit që çon në Eurovision
Edhe pse lista zyrtare e këngëtarëve që do të marrin pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH 2025, ende nuk është shpallur, rrjetet sociale dhe qarqet artistike janë ndezur nga zërat për emrat që mund të ngjiten në skenën e madhe.
Në qendër të thashethemeve është këngëtarja me famë ndërkombëtare Era Istrefi, e cila sipas burimeve nga korridoret e RTSH thuhet se është në bisedime me organizatorët. Pjesëmarrja e saj do të ishte një surprizë e madhe në festival, duke e kthyer garën në një nga edicionet më të forta të viteve të fundit.
Era, e njohur për hitet që kanë tejkaluar kufijtë e Shqipërisë dhe kanë mbledhur miliona dëgjime në platformat muzikore globale, shihet si një nga asetet më të fuqishme të skenës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Nëse konfirmohet, emri i saj mund të sjellë jo vetëm një garë të fortë në festival, por edhe shpresën për një përfaqësim dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision 2026.
Publiku dhe fansat tashmë janë në pritje të shpalljes zyrtare të listës, por një gjë është e sigurt: vetëm përmendja e Era Istrefit ka ndezur atmosferën dhe ka rritur pritshmëritë për një festival më spektakolar se kurrë.