Gazetari i njohur Artan Hoxha ka dhënë alarmin për situatën e Ergys Agasit, duke theksuar se ai ndodhet në rrezik të lartë për shkak të lidhjeve të tij me botën e nëndheshme dhe rolin që ka luajtur si ndërmjetës mes biznesit dhe qeverisë. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Hoxha deklaroi se Agasi ka menaxhuar operacione financiare të mëdha që lidhen me projekte të ndryshme ndërtimi, përfshirë kulla dhe ndërtesa të mëdha, dhe ka përdorur kontakte të lidhura me Agjencinë Kombëtare të Shërbimeve të Investimeve (AKSHI) për tendera me vlera të konsiderueshme.
Më tej gazetari thekson se pozicioni i Agasit e vendos atë në një situatë të rrezikshme, pasi bota e krimit nuk e zgjidh situatën përmes negociatave, por mund të veprojë me metoda drastike.
Hoxha sugjeron se për Agasin do të ishte më e sigurt të dorëzohej pranë autoriteteve sesa të qëndronte në arrati, duke qenë se posedon informacion të rëndësishëm mbi marrëveshje dhe operacione financiare të ndërlikuara.
Artan Hoxha: AKSHI, lidhje me botën e nëndheshme, Ergys Agasi, koordinatori i tretë me botën e krimit. Uroj që ai t’i mbijetojë kapjes. Ergys Agasi do ta ketë të vështirë se ka marrë përsipër shumë operacione financiare, kulla, grataciela që nuk do të ndërtohen më. Se nuk është as Nar Koka dhe as Vangjush Dako. Dhe bota e nëndheshme nuk i zgjidh me negociatorë por dërgojnë ata tek kthesa e Rinasit.
Atij do ti leverdiste të dorëzohej, sesa të qëndronte në arrati me këtë rrezik mbi kokë. Pasi është njeri që di shumë gjëra. Në telefonin e Agasit që u bë kontroll në qershor shkuan tek tenderat e AKSHI-it, që fillojnë tek gjysëm miliard euro dhe vijnë në rritje. Dhe ajo drejtoresha e AKSHI-it është më jetëgjata. Këta kanë kaluar një sasi të jashtëzakonshme parash
