Ish-kryebashkiaku i Tiranës kërkon anulimin e vendimit për shkarkimin nga detyra, duke e cilësuar të padrejtë dhe politik.
Erion Veliaj, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka mbajtur sot fjalën e tij në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkon rrëzimin e vendimit të qeverisë për shkarkimin nga posti. Gjatë seancës, Veliaj u shpreh se vendimi për ta larguar nga detyra ishte i paligjshëm dhe i motivuar politikisht.
Në një moment emocional, ai foli edhe për marrëdhënien me të birin, duke theksuar se që prej arrestimit e takon më shpesh në burg sesa në liri.
“Më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar e jo me lopatë për të punuar,” u shpreh Veliaj, duke nënvizuar se përballja e tij me drejtësinë po përdoret për qëllime politike.
Ai kërkoi nga trupa gjykuese që të rivlerësojë vendimin e shkarkimit, duke pretenduar se ndaj tij është bërë një padrejtësi që synon ta largojë përfundimisht nga jeta publike.
