Demokrati Ervin Salianji do të ndalë sot foltoren e tij të takimeve në Shkodër. Ishte vetë ish-deputeti që njoftoi përmes një njoftimi në rrjetet sociale takimin me demokratë, në orën 18:00.
Por nuk vonoi shumë kur kryetari i PD-së, Sali Berisha njoftoi një takim në Korçë, po në të njëjtin orar me takimin që do të mbajë Salianji.
Më herët Salianji ka qenë edhe me demokratët në Elbasan dhe Durrës.
Takimi i Elbasanit u bë dhe mollë sherri në Kryesinë e PD-së, pasi Salianji u akuza nga Noka dhe Berisha se organizoi takimin me mbështetjen e Suel Çelës, gjë që u hodh poshtë kategorikisht nga ish-deputeti dhe vetë demokratët që morën pjesë në takim.
