
Reagim i ashpër në Shqipëria Live për raportin e diskutueshëm në Big Brother VIP
Babai i Selinit ka reaguar ashpër ndaj banorit të Big Brother VIP 5, Mirit, gjatë një lidhjeje telefonike në emisionin Shqipëria Live. Ai nuk i kurseu kritikat, duke e cilësuar sjelljen e tij si të papërshtatshme dhe shqetësuese.
Gjatë fjalës së tij, ai deklaroi se ka shumë mendime që nuk dëshiron t’i shprehë publikisht, për të mos përfshirë apo fyer familjarët e Mirit. Ai theksoi se nuk pranon që askush të vërë në dyshim marrëdhënien e tij me vajzën dhe u shpreh se do t’ia thotë mendimin drejtpërdrejt Mirit, nëse do t’i jepet mundësia ta takojë.
Babai i Selinit hodhi gjithashtu kritika ndaj produksionit, duke sugjeruar që të përfshihen më shumë psikologë për të vlerësuar sjelljet e banorëve në shtëpi. Sipas tij, disa veprime po tolerohen për arsye financiare, pa u marrë parasysh ndikimi që mund të kenë.
Kujtohet se Miri dhe Selini janë shfaqur shumë të afërt që në ditët e para të qëndrimit në shtëpi, duke fjetur në të njëjtin krevat pas një avantazhi të fituar në lojë. Edhe pse Miri ka deklaruar se e sheh Selinin si vajzën e tij, një pjesë e publikut jashtë shtëpisë nuk e sheh me të njëjtin sy këtë raport, duke e konsideruar atë të diskutueshëm.
