Një zbulim i fundit i paparacit Fabrizio Corona ka hedhur dritë mbi sistemin e korruptuar dhe të shthurur që ka dominuar në televizionin italian për 20 vite
Corona ka nxjerrë mesazhe dhe fotografi që kanë fundosur Alfonso Signorinin, një nga gazetarët më të njohur të Italisë
“Nëse nuk fle me Signorinin, nuk futesh dot në ‘Grande Fratello’”, thotë Corona në episodin e publikuar në Youtube me titullin “Çmimi i suksesit”.
“Rasti zero” që ekspozoi “sistemin Signorini”, siç e quan Corona, është Antonio Medugno, një i ri napoletan, pjesë e GF në vitin 2022.
Sipas Corona-s, çmimi që pagoi i riu për t’u bërë i famshëm ishte marrëdhënia seksuale me Signorinin, kokën e “Grande Fratello”.
Paparazi ka publikuar mesazhe midis të dyve, me përmbajtje të forta seksuale dhe takime gjatë natës tek shtëpia e Signorinit.
Corona tregon mesazhet ku Signorini i thotë të riut “Ti je perfekt. Mundohem të të gjej të meta, por nuk gjej dot. I vetmi difekt është që e ke të vogël!”.
Vetë Medugno mohon se ka patur kontakt fizik, por flet për video-telefonata të nxehta. Fillimisht Medugno u refuzua në GF.
Sipas paparacit, pas refuzimit fillestar të Medugnos, prezantuesi bëri lëvizje të reja, duke rifilluar t’i dërgonte mesazhe: “Flirtimi fillon përsëri, mbërrijnë takimet dhe befas ai është një konkurrent i ri në Big Brother.
Ky është sistemi”, pohon Corona. Medugno qëndroi në shtëpi për një muaj e gjysmë përpara se të eliminohej.
Këtu akuzat e Coronas zgjerohen. Bëhet fjalë për tentativa joshjeje dhe takime seksuale me premtimin e suksesit: “Të paktën 500 raste në 10 vitet e fundit,” thotë ai.
Pas episodit, një nga më të ndjekurit, pas atij për aventurat e dashurisë së Chiaras Ferragni dhe skandalit të Raul Bovas, Corona pretendon se ka marrë të paktën 50 raportime të ngjashme.
Foto dhe SMS/ Fabrizio Corona TRONDIT Italinë: Alfonso Signorini ka ab*zuar
Shumë personazheve janë shprehur të ngazëllyer për fundin e Alfonsos dhe parashikojnë përjashtimin e tij nga sezoni i ardhshëm i GF, në Mediaset.
“E bukur është të shohësh idhujt tuaj të shemben si kullë letre,” komentoi ish-sportistja Valentina Vignali. “Kam punuar në modë dhe televizion që nga viti 2006: falë Zotit, nuk jemi të gjithë të tillë. Jeni të neveritshëm.”
Salvo Veneziano, i eliminuar për komentet seksiste nga reality shoë, i bashkohet listës së ish-pjesëmarrësve të Big Brother: “Pas 5 vitesh, sot po kënaqem! Dhe doja t’u thoja të gjithë atyre që shiteshin: sa për mua, më neveritni.”
Stefano Bettarini, i përjashtuar nga shtëpia në vitin 2020 për blasfemi: “Kur ke qenë duke shijuar jetën dhe papritur….karma,” shkroi ai në rrjetet sociale. Daniele Dal Moro, pjesëmarrës dy herë në Big Brother VIP, nënkupton një përjashtim të padrejtë nga programi: “Le të hapim kutinë e Pandorës për përjashtimin tim. Jemi në momentin e përballjes
Opinionisti i Shoëbizz-it, Alessandro Rosica komentoi gjithashtu në Instagram: “Fatkeqësisht, mund ta konfirmoj që gjithçka është e vërtetë.
Sistemi Signorini ka qenë gjithmonë kështu. Bisedat dhe telefonatat e tij kanë qarkulluar për vite me radhë, ishte vetëm çështje kohe.
Ai madje provoi ta bëjë edhe me mua, por kur kuptoi që unë nuk isha përputhje për të, më përjashtoi nga Big Brother dy vjet më parë.
Nuk është sekret, e kam treguar në storiet e mia në Instagram. Shumë burra të tjerë nuk kanë pasur forcën time dhe kanë rënë. Po flasim për burra të drejtë me familje pas tyre, jo një, jo dy, jo tre, por shumë. Pas Alfonso-s, do të vijë radha e Piersilvio-s.”
Sërish, sipas Rosica-s, “Pier Silvio dhe shoqëria po vlerësojnë me urgjencë pozicionin e Alfonso-s. Ai mund të mos jetë më moderator i Big Brother 2026”.
Vetë Signorini, ka reaguar pasi u pyet nga gazetarët e “Corriere della sera”, duke thënë se “çdo gjë është në dorë të avokatëve të tij”.
