
“Gjyqtari Astrit Kalaja të shpallet Dëshmor i Atdheut”. Kjo ka qenë kërkesa e kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu në Konferencën e Kryetarëve.Mediu kërkoi që institucionet shtetërore të nisin proceduat në lidhje me gjyqtarin e ndjerë, i cili humbi jetën në krye të detyrës, teksa lexonte një vendim gjyqësor në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Ngjarja tronditëse ndodhi në sallën e gjyqit, pasditen e të hënës.
Vrasja e Kalasë ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa sot mbahen homazhe në nder të tij, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Trupi i pajetë i gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja do të prehet në vendlindjen e tij, Shkodër.