Deklaratat e fundit të Ronaldos i cili thoshte se është më i miri nuk i kanë pëlqyer aspak Ronaldo Fenomenit. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Fenomeni shprehet se s’është dakord me fjalët e portugezit.
“Cristiano Ronaldo thotë se është më i miri në histori? Nuk më pëlqen të flas për këtë. Disa njerëz kanë një vetëvlerësim shumë të madh. Unë preferoj që të tjerët të flasin për performancat e mia dhe për atë që kam arritur.
Cristiano ka një histori fantastike. Ka shënuar të gjitha llojet e golave dhe është përshtatur shumë mirë me ndryshimin e pozicionit nga krah i majtë në sulm qendre, gjë që nuk është e lehtë.
“Sigurisht që ai është ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, ndoshta në dhjetëshen më të mirë, por jo më i mirë” tha Ronaldo.
