Filmohet një mace me kokën e sheshtë në Borneo, pas tre dekadash që mendohej e zhdukur plotësisht.
Ky felin i vogël dhe i rrallë është një ndër specie në rrezik zhdukjeje, dhe në Azi mendohet se janë rreth 10 ekzemplarë, ndërsa në gjithë botën shpresohet të jenë 2500, e për këtë ky filmim konsiderohet mjaft i rëndësishëm.
Kjo mace e egër është parë tej mase rrallë nga njeriu, dhe informacionet që kemi mbi të janë të pakta.
Është felin që habitat ka pyje tropikale, pranë zonave ujore, kryesisht në Sumatra, Brunei, Tajlandë, e ushqehet kryesisht me bretkosa, peshk e shpendë, dhe si rrallë felinë, është në gjendje të notojë me shumë lehtësi.
Në pamje ka gëzof në nuancat e ngjyrës gri dhe kafe, peshon maksimum rreth 2.5 kg me një gjatësi prej 45–50 cm.
Imazhet publikuara janë filmuar në Malajzi, në Pyllin e mbrojtur Tangkulap, në ishullin e Borneos. Shkaqet e kërcënimit dhe zhdukjes së maces me kokë të sheshtë, ndër më të rrallat në botë, është humbja dhe reduktimi i habitatit natyral, ndryshim i cili sipas ekspertëve ka ndodhur në mënyrë agresive
