Flamur Noka deklaroi në Studio24 këtë mbrëmje se Ervin Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike.
Noka shtoi se Salianji ka kaluar vijën e kuqe në parti pasi organizoi takimin me demokratët në Elbasan me mbështetjen e Suel Çelës, Gys Agasit dhe Ben Qimes.
I pyetur nga Ola Bruko nëse është përjashtuar, Noka tha se Salianji është vetëpërjashtuar.
Flamur Noka: Zotëria nuk është anëtar i Kryesisë dhe strukturave të Partisë Demokratike. I keni informacionet gabim.
Ola Bruko: Që kur nuk është
Noka: Që kur u vetëpërjashtua. Qëkur u ul me Gys Agasin, Ben Qimen për të organizuar aktivitetin në Elbasan.
Bruko: E keni përjashtuar?
Noka: Është vetëpërjashtuar se PD ka një vijë të kuqe. Marrëveshja me krimin mafian, e kemi vijë të kuqe e kemi me statut. Kjo është histori e mbyllur.
Opozita dje ishte në shesh, kush nuk është në shesh i kemi bërë thirrje të bashkohet. Kush nuk ishte i bëjmë thirrje të vijë. Kemi një qëllim rrëzimin e narko regjimit dhe një qeveri teknike për të krijuar kushtet për votën e lirë dhe populli të vendosë me votën e tij.
