
Aktori dhe kandidati për kryetar bashkie të Tiranës, Flor Binaj, ka denoncuar mungesën e theksuar të hapësirave të parkimit në kryeqytet, duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bashkisë së Tiranës.
I ftuar në emisionin “Top Story”, Binaj deklaroi se në Tiranë ekziston vetëm një vend parkimi për çdo 77 familje, një situatë që e cilësoi si “simbol i dështimit urbanistik dhe planifikimit të munguar ndër vite”.
Sipas tij, zgjidhja nuk qëndron vetëm te ndërtimi i garazheve të reja, por në ristrukturimin e plotë të mënyrës si menaxhohet trafiku dhe parkimi në qytet:
“Duhet të ndërtojmë parkime nëntokësore dhe të nxisim përdorimin e transportit publik. Tirana ka nevojë për plan, jo për improvizim.”