
Presidenti legjendar i Real Madrid mohon largimin e parakohshëm dhe lë të hapur mundësinë e një “lamtumire finale” në vitin 2028
Pas zhurmës që shpërtheu një ditë më parë në mediat sportive për dorëheqjen e mundshme të Florentino Perez, vetë presidenti i Real Madrid ka dalë me një deklarim të qartë: nuk do të ketë asnjë largim të parakohshëm.
Perez, në krye të klubit që prej vitit 2000, theksoi se mandati i tij do të përmbushet deri në vitin 2028, duke e cilësuar këtë si një akt respekti ndaj Real Madrid dhe historisë së tij.
Ai la të nënkuptohet se viti 2028 mund të shënojë mbylljen e ciklit të tij të gjatë, por jo më herët.
Nga ana tjetër, bashkëpunëtori i tij më i afërt, Anas Laghrari, pranoi se nuk është ende gati të marrë drejtimin pas Perez, duke shuar kështu zërat se po përgatitej një tranzicion i menjëhershëm.
Gjatë dy dekadave të fundit, Perez ka transformuar Real Madrid në një makineri të sukseseve, si sportivisht ashtu edhe financiarisht. Epoka e tij përfshin transferime historike, përfshirë afrimin e Cristiano Ronaldo-s dhe krijimin e projektit Galaktik, duke i dhënë klubit 15 trofe të Champions League.
Perez mbetet figura më e fuqishme dhe më e suksesshme në historinë moderne të “Los Blancos”, dhe çdo fjalë e tij vlerësohet si orientuese për të ardhmen e klubit.
