
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë, ka nisur një operacion të gjerë në komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit. Hetuesit po zbatojnë urdhër të Gjykatës për bastisje në nëntë lokacione të ndryshme.
Operacioni lidhet me hetimin e veprave penale si rrezikimi i personelit të Kombeve të Bashkuara, vrasje e rëndë dhe sulm ndaj personit zyrtar gjatë detyrës. Në këtë aksion po marrin pjesë edhe njësi të tjera të Policisë së Kosovës për mbështetje.
Njoftimi: Prishtinë, 19 Tetor 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit.
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë ( 9 ) lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:– Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;– Vrasje të Rëndë;– Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës.Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Publiku do të njoftohet me detaje, pas përfundimit të operacionit.