
Pesë emra plotësojnë kushtet ligjore për të vijuar garën, ndërsa demokratët japin mbështetjen më të lartë për Kalanë
Ka nisur zyrtarisht gara për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe lista e kandidatëve që kanë plotësuar kriteret ligjore tashmë është bërë publike. Sipas të dhënave, Adriana Kalaja rezulton të jetë emri me më shumë firma mbështetëse nga grupi parlamentar demokrat, duke siguruar 44 firma, mbi minimumin e kërkuar prej 28 firmash.
Përveç saj, edhe katër kandidatë të tjerë kanë kaluar fazën e parë, duke vijuar garën për postin e rëndësishëm kushtetues:
Kandidatët që siguruan kushtet ligjore:
Adriana Kalaja – 44 firma
Aranita Brahaj – 35 firma
Endrit Shabani – 35 firma
Besim Ndregjoni – 34 firma
Skënder Haluci – 30 firma
Tartar Bazaj – 28 firma
Procesi pritet të hyjë tani në fazën e vlerësimit dhe dëgjesave, përpara se Parlamenti të marrë vendimin final për Avokatin e ri të Popullit.
Zgjedhja e këtij institucioni konsiderohet kyçe për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe monitorimin e abuzimeve të pushtetit publik, duke e bërë garën një nga më të diskutuarat në skenën politike shqiptare.
