
Ekspertët: “Do të vendosë aftësia për të menaxhuar presionin e dosjeve të mëdha”
Katër prokurorë të SPAK kanë hyrë zyrtarisht në garë për drejtimin e institucionit më të rëndësishëm antikorrupsion në vend. Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho kanë dorëzuar aplikimet e tyre në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në ditën e fundit të afatit zyrtar.
Sipas eksperteve, përplasja mes kandidatëve do të jetë e fortë dhe e ngushtë. Ai thekson se përvoja dhe njohja e brendshme me strukturën do të luajnë rol vendimtar. “Prokuroria Doloreza Musabelliu ka pasur në dorë çështje të mëdha dhe e njeh mirë dinamikën e brendshme të SPAK. Edhe Elvin Goga është një emër me reputacion të mirë. Është garë e vështirë, me shumë peshë dhe përgjegjësi,” deklaruan ata, duke shtuar se institucioni duhet të ruajë vijueshmërinë e punës në dosjet më të ndjeshme.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të vlerësojë kandidatët në javët në vijim përpara se të zgjedhë pasardhësin e kreut aktual të SPAK, në një proces që shihet si test i transparencës dhe pavarësisë së institucionit që ka tronditur politikën shqiptare, me hetimet ndaj figurave të larta të pushtetit.