Sot në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Anglinë në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Anglia kryeson grupin me 21 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e dyta me 14 pikë, katër më shumë se Serbia e vendit të tretë, e cila tashmë është eliminuar.
Për kuqezinjtë, sfida e sotme shërben si përgatitje për fazën e play-off-it të Botërorit, ndërsa Anglia ka siguruar kualifikimin direkt, si e para e grupit.
Në një lidhje me studion e lajmeve në “Ora News”, gazetari Klaudio Pulaj, i cili po ndjek atmosferën festive para ndeshjes në stadiumin “Air Albania”, do të zinte në befasi një tifoz anglez që po priste të hynte në stadium për të ndjekur kombëtaren e tij të zemrës.
Po ajo që ra në sy ishte se britaniku mbante dy fanella veshur, atë të Anglisë dhe atë të kombëtares shqiptare.
“Do fitojmë 2 me 0”, tha ai duke qeshur për kamerën e “Ora News”.
