
Një person i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë është gjetur në lagjen Nr.12 të qytetit, brenda një banese në katin e katërt të një pallati.
Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur, ndërsa dyshohet se mund të jetë vrarë me thikë.