
Viktima rreth 60 vjeç u gjet pa shenja jete në lagjen Brigada 17 Sulmuese, pritet ekspertiza mjeko-ligjore për zbardhjen e shkaqeve.
Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së premtes në një lagje të qytetit të Elbasan, duke vënë në lëvizje strukturat e policisë dhe shërbimet emergjente.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është një burrë rreth 60 vjeç, i identifikuar si Vasil Gashi, i cili në momentin kur u gjet pa shenja jete mbante të veshur një uniformë pune. Trupi i pajetë u konstatuan nga kalimtarë të rastit në lagjen Brigada 17 Sulmuese, të cilët njoftuan menjëherë policinë.
Forcat e rendit mbërritën në vendngjarje dhe rrethuan zonën, ndërsa u kryen veprimet e para hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Aktualisht, shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta.
Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të humbjes së jetës. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje.
