
Autoritetet ruse flasin për bombë të vendosur nën makinë dhe ngrenë dyshime për përfshirje të shërbimeve ukrainase
Një gjeneral i ushtrisë ruse është vrarë mëngjesin e së hënës në Moskë, pas shpërthimit të një mjeti shpërthyes të vendosur nën një automjet, kanë bërë të ditur autoritetet ruse.
Sipas Komiteti Hetimor i Rusisë, viktima është gjeneral-lejtnant Fanil Sarvarov, i cili drejtonte departamentin e trajnimit operacional të forcave të armatosura ruse. Shpërthimi ndodhi ndërsa ai ndodhej pranë automjetit të tij, në një parkim pranë një pallati banimi në jug të Moskës.
Autoritetet kanë dërguar menjëherë grupe hetimore në vendngjarje, ndërsa Komiteti Hetimor ka konfirmuar se po shqyrtohen disa pista hetimi. Një nga versionet që po analizohet është përfshirja e shërbimeve të inteligjencës ukrainase, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Ukraina.
Media ruse raportojnë se shpërthimi ndodhi në një parkim makinash pranë një ndërtese banimi, duke shkaktuar alarm në zonë, ndërsa autoritetet kanë rrethuar vendin dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ngjarja konsiderohet si një zhvillim serioz i sigurisë në kryeqytetin rus dhe pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion zyrtar lidhur me autorët dhe motivet e atentatit.
