
Këngëtarja dhe ish-bashkëshorti i saj ribashkohen përballë kamerave, ndërsa dhurata simbolike i dedikohet vajzës së tyre Renee
Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë realizuar një nga takimet më të rralla publike që pas divorcit, teksa këngëtarja ishte e ftuar në emisionin e drejtuar nga vetë Roberti. Të dy folën hapur për jetën personale, marrëdhëniet pas ndarjes dhe rolin që mbajnë si prindër të vajzës së tyre, Renee.
Momenti më i komentuar erdhi kur Robert Berisha nxori një kuti bizhuterish dhe i dhuroi Norës një unazë me diamant, e blerë në Shtetet e Bashkuara, me vlerë rreth 10 mijë dollarë. Nora mbeti e habitur dhe e emocionuar nga gjesti, ndërsa publiku reagoi menjëherë në rrjete.
Roberti sqaroi se dhurata nuk lidhej me një rikthim romantik, por ishte një simbolikë për të ardhmen e vajzës së tyre. “Këtë unazën e mban ti deri sa Renee t’i bëjë 18 vjet”, i tha ai Norës, duke shtuar me humor se njerëzit nuk duhet të kërkojnë çmimin për të shmangur komentet se “ku i gjeti Roberti 10 mijë dollarë”.
Nora reagoi me buzëqeshje dhe emocione, duke thënë se Renee do të gëzohet shumë kur ta marrë, ndërsa me shaka shtoi se do ta mbajë edhe vetë “pak”, derisa vajza të rritet.
