
Gjykata e Posaçme dënoi me 7 vite burg për akuzën e pastrimit parave ish-drejtoreshën e Kadastrës në Durrës Rajmonda Dashi. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për të u reduktua 4 vite e 8 muaj burg. Gjykata vendosi që këtë dënim ta konvertojë në 3 vite shërbim prove. Dashi akuzohej se pastronte paratë e vëllezërve të saj të dënuar për trafik droge në Belgjikë, te cilët gjithashtu janë dënuar.“Sipas akteve të dërguar nga autoritetet e drejtësisë belge, përmes letërporosisë dhe nga hetimet e kryera në lidhje me të dhënat e përftuara nga këto akte rezulton se të pandehurit, Besjan Ramaj dhe Leonard Ramaj, vëllezër mes tyre janë dënuar nga autoritetet belge në vitin 2021 për vepra penale të lidhura me narkotikët, ndërsa i pandehuri Besjan Ramaj rezulton të jetë dënuar për vepra të njëjta penale në vitin 2012, nga autoritetet e drejtësisë norvegjeze”, thuhet në dosjen e SPAK.