Të shtunën në orën 9 Belinda Balluku do të dalë përpara gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masat e sigurisë.
Ndaj Ballukut janë caktuar masat e pezullimit nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.
Për vartësit e saj u caktua masa e arrestit në shtëpi.
“Ju njoftojmë se pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me datë 22.11.2025, ora 09:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, njoftoi GJKKO.
