Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me komisioneren Kos, ka folur dhe për vendimin e GJKKO-së ndaj Belinda Ballukut.
Rama deklaroi se qeveria shqiptare do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e GJKKO-së dhe do të pritetvendimi i Kushtetueses. Kryeministri deklaroi se nuk jemi në kushtet e ndonjë lëvizje në qeveri, ndërsa bëri me dije se aktualisht funksionet e ministrit të Infrastrukturës dhe zëvendëskryeministrit nuk funksionojnët vendimi i Kushtetueses.
Kryeministri deklaroi se nuk jemi në kushtet e ndonjë lëvizje në qeveri, ndërsa bëri me dije se aktualisht funksionet e ministrit të Infrastrukturës dhe zëvendëskryeministrit nuk funksionojnë.
“Nuk u kuptuam. Pezullimi është vendim i një gjykate që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kuishtetuese si një akt brutal ndërhyrje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv. Kushteturesja duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj bazuar në Republikën e Shqipërisë.
Nuk jemi në kushtet kur mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Për periudhën që flasim nuk ka një zëvendëskryeministër dhe një ministër Infrastrukture që funksionon.
Nuk bën vaki në BE që njerëzit të pezullohen nga funksionet. Është unike në historinë e Europës kjo. Nuk bën vaki në BE që kryetari i bashkisë të merret pa gjyq nga zyra dhe të shkojë në burg”, tha Rama.
