Gjykata e Posacme shpall vendimin për disa prej të pandehurve të dosjes Metamorfoza, të cilët u vunë nën akuzë pas zbërthimit të komunikimeve ne aplikacionin e enkriptuar SKY ECC. Për marrjen e vendimit trupa gjykuese e përbërë nga Etleva Deda, Flora Hajredini dhe Irena Gjoka qëndroi për më shumë se 4 orë në dhomë këshillimi.
Behar Brajovic (Bajri) u dënua me 13 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 8.8 vite në një burg të sigurisë së lartë.
Edmond Preka u dënua me 10 vite burg do të vuajë 7 të tilla.
Astmer Bilali, dënohet përfundimisht me 5.8 vite burgim. Ai konsiderohet si krahu i armatosur i klanit kriminal Bajri.
Ata u cilësuan fajtorë për sigurim kushtesh për vrarë Kleant Musabelliun, si dhe krimin kushtesh për të vrarë Dorian Dulin, Genc Tafilin dhe kundërshtarin e tyre të përbetuar Ibrahim Lici, krime të kryera në kuadër të grupit kriminal.
Xhevahir Lita, ish-drejtues i prokurorisë së Kukësit u dënua për akuzat “zbulim i akteve sekrete” dhe korrupsion pasiv” dhe dënua me 3 vite e 4 muaj burg. Për të u shua masa e sigurisë pasi e ka shlyer me kohën e paraburgimit.
Oltion Bistri mori pafajësi për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, por dënua për zbulim të akteve sekrete. Ai u dënua me 2 vite burgim dhe u shua masa pasi e ka shlyer dënimin. Për pasuritë e Bistrit u hoq sekuestro.
Për Ardit Hasanbegaj dhe biznesmin Pëllumb Gjoka, edhe pse u gjykuan në të njëjtin process, gjykata do ta shpallë vendimin me 2 dhjetor pasi nuk kanë bërë mbrojtjen, një praktikë kjo që celet për herë të parë në gjykatën e Posacme. Disa nga pjesëtarët e grupit Metamorfoza, janë duke u gjykuar ndërkohë në një process të zakonshëm për akuza të rënda, sikurse janë vrasja dhe grupi kriminal.
