
Kreu i ARRSH dhe drejtori i KESH vendosen në masë sigurie ndërsa zëvendëskryeministrja pezullohet nga detyra.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për dy zyrtarë të rëndësishëm të institucioneve publike, në vijim të hetimeve që çuan në pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Burime nga seanca bëjnë të ditur se nën masë sigurie janë vënë Erald Elezi, drejtori i KESH dhe Gentian Gjyli, kreu i ARRSH. Fillimisht identitetet e tyre nuk u publikuan, pasi masat nuk ishin ekzekutuar plotësisht.
Pezullimi i Ballukut dhe masat shoqëruese për dy zyrtarët shënojnë një rast të paprecedent, duke qenë hera e parë që një funksionar i nivelit kaq të lartë brenda qeverisë largohet nga detyra me vendim të GJKKO.
