
Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie seanca gjyqësore ndaj Elvis Shkambit dhe Gjon Shkambit, të cilët akuzohen për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Para gjykatës do të dalë gjithashtu edhe Banush Koxhaj, punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit, ndaj të cilit rëndojnë dyshime për shpërdorim detyre.
Elvis Shkambi akuzohet si ekzekutori i vrasjes së gjyqtarit Kalaja në sallën e gjyqit pasditen e 6 tetorit, ndërsa xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, në rolin e bashkëpunëtorit.