Gjykata e Apelit në Paris ka rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për të anuluar vendimin e arbitrazhit ndërkombëtar ICSID, i cili e detyron shtetin të paguajë 110 milionë euro investitorit italian Francesco Becchetti.
Shqipëria kishte argumentuar se vendimi i ICSID ishte marrë në kundërshtim me rregullat procedurale dhe se trupi gjykues kishte tejkaluar kompetencat, duke kërkuar që ai të shpallej i pavlefshëm.
Por gjykata franceze konstatoi se këto pretendime nuk qëndronin dhe se procesi i arbitrazhit ishte zhvilluar në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Ky vendim final e bën të ekzekutueshëm dënimin financiar ndaj Shqipërisë, duke përbërë një humbje të rëndësishme për shtetin në fushën e arbitrazhit ndërkombëtar.
Rasti nxjerr në pah shqetësime të thella për sigurinë juridike të kontratave, mënyrën si menaxhohen marrëdhëniet me investitorët e huaj dhe mbrojtjen e interesit publik në negociimin e marrëveshjeve të tilla.
Përveç kostos së lartë financiare, çështja pritet të ndikojë edhe në perceptimin ndërkombëtar për klimën e investimeve në Shqipëri.
Apeli i Parisit anulon vetëm në raste të jashtëzakonshme vendimet e mëparshme të arbitrazhit, gjë që tregon se standardi i shqyrtimit është tepër i lartë dhe shanset për t’i ndryshuar ato janë minimal.
