
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit Ilir Meta. Ky vendim shuan shpresat e Metës për lirimin nga qelia, pasi mbetet në fuqi masa e arrestit në burg.Ilir Meta kërkoi heqjen e masës së sigurisë arrest në burg ku mbahet prej 21 tetorit të 2024. Ish-presidenti është i pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehjes pasurie.