Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për lirim nga qelia.Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani, i cili nuk mori parasysh kërkesën e Kokës, për shuarje të masës me pretendimet se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit.
Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.
