
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Elvis Shkambin, i cili akuzohet si autor i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur në sallën e gjyqit. Përveç gjyqtarit, Shkambi dyshohet gjithashtu se ka vrarë xhaxhain e tij, Gjon Shkambi, si dhe punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj.Në dëshminë e tij, një tjetër punonjës sigurie tha:”Kam qenë i sëmurë. Para se të kalonin palët në skaner, e kam njoftuar kancelaren se nuk ndihesha mirë, pasi vuaj nga diabeti. Rreth një orë më pas, kancelarja më dha leje të largohem, por nuk u zëvendësova.”Seanca ndaj të pandehurit u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, për shkak të natyrës së rëndë të ngjarjes. Ngjarja tragjike ndodhi në mesditën e 6 tetorit, brenda ambienteve të gjykatës.