Gjykata e Apelit të Venecias ka përmbys vendimin e gjykatës së shkallës së parë duke dënuar me 215 vite burg anëtarët e një prej bandave më famëkeqe në Itali.
Grupi kriminal i Gilberto Boatto, Paolo Pattarello, dy kryesorët, dhe i “shefit” të tretë, Loris Trabujo, janë dënuar në total të tre me 215 vite burg.
Dënimi total nga 136 vjet në shkallën e parë është rritur në 215. Dënimi i Boatto-s shkon nga 22 vjet e 7 muaj në 29 vjet e 2 muaj, ndërsa dënimi i Pattarello-s shkon nga 15 vjet e 7 muaj në 26 vite, ndërsa Loris Trabujo me 20 vite.
Stefania Pattarello dhe Marco Marcelli i kishin bindur gjyqtarët se ajo nuk ishte në dijeni të aktiviteteve të partnerit të saj Trabujo, por u dënua gjithashtu me 6 vjet e 6 muaj, ndërsa vëllai i “shefit”, Denis Trabujo, u dënua me 15 vjet e 3 muaj, dhe nëna e saj, Lucia Marazzi, 6 vjet e 8 muaj.
Ndër pjesëmarrësit e tjerë në organizatën mafioze, janë Gianfranco Sedda (13 vjet), Enrico Marin (12 vjet e 7 muaj), Alessandro Duse (12 vjet), Christian Michielon (11 vjet e 5 muaj), Roberto Sorato (10 vjet e 4 muaj) dhe Anna Pegoraro (7 vjet e 8 muaj). Të dënuar si bashkëpunëtorë të jashtëm janë Andrea Guarnieri (10 vjet), Roberto Zennaro (8 vjet e gjysmë), Denis Marcuzzo (7 vjet, gjithashtu i liruar nga akuzat në shkallën e parë), Melissa Stefanutto (6 vjet e gjysmë) dhe Francesco Rivellini (4 vjet). I vetmi person i mbetur i liruar nga akuzat është Giuseppe Marin (avokati i Marcellit).
Pattarello.
Ai njihet si pronar i një shoqërie të gondolave ujore në Venecia. Sipas hetimeve të Antimafias italiane (DIA), Trabujo ka shërbyer si “krahu operativ” në terren për e ish-Mala del Brenta (Boatto dhe Pattarello), duke përdorur biznesin e tij si mbulesë dhe mjet për të kontrolluar terminalet turistike.
Ai akuzohet si pjesë e një grupi që synonte monopolizimin e shërbimeve të transportit turistik në zonën e
Tronchetto-s. Po ashtu akuzohet se ka detyruar transportues të tjerë dhe pronarë biznesesh t’u paguanin “gjoba” krerëve të organizatës. Akuza të tjera lidhen me trafik droge dhe armësh.
