
Gjykata Kushtetuese ka vendosur ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, duke i hapur rrugën Presidentit të Republikës për të shpallur vakancën në vendin e saj.
Sipas burimeve, vendimi erdhi pas shqyrtimit të kërkesës së Presidencës dhe bazohet në interpretimin e periudhës tranzitore të funksionimit të Gjykatës. Në këtë fazë, është vlerësuar se duhet të prevalojë parimi i përtëritjes së pjesshme të përbërjes së saj, për të ruajtur ekuilibrin institucional.
Ndërkohë, në të ardhmen do të zbatohet parimi i paprekshmërisë së mandatit 9-vjeçar, siç përcaktohet nga Kushtetuta, por për rastet aktuale që lidhen me rindërtimin e institucioneve të drejtësisë, është konsideruar i domosdoshëm respektimi i kalendarit kushtetues të përditësimit të anëtarëve.
Në përputhje me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese do të ripërtërihet me tre anëtarë të rinj gjatë vitit 2025.