
Sot në Gjykatën Kushtetuese do të diskutohet një prej çështjeve më nxehta të momentit që lidhet me mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas që do të afektonte skemën e ripërtëritjes së gjyqtarëve çdo 3 vjet.Mbledhja e Gjyqtarëve sapo ka nisur dhe pritet të ketë një vendim. Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Presidenti Bajram Begaj që kërkoi përcaktimin e fillimit dhe mbarimit të anëtarëve të GJK.