Aq shqiptarë sa jetojnë në territorin shqiptar, thuajse po aq jetojnë jashtë.
Në vitin 2025, sipas vlerësimeve të tërthorta nga Instituti i Statistikave, numri i diasporës së re të larguar që nga vitet 90’ llogaritet të jetë rreth 2.256. 346 shtetas jashtë vendit ose rreth 49% e shqiptarëve gjithsej, krahasuar me të dhënat e censit të popullsisë që zbuloi se në Shqipëri janë 2.402.113 banorë.
Studimi i shifrave të diasporës nxjerr në pah një popullsi relativisht të re në emigrim, me grupmoshën 15-64 vjeç që zë peshën kryesore, më pas janë fëmijët deri në 14 vjec me 18% dhe shtetasit mbi 65 vjeç, afërsisht 5 %.
“Stoku prej 1.177.529 individë janë meshkuj dhe 1.078.817 janë femra. Raporti tregon një diasporë me profil të ri, ekonomikisht aktive dhe me potencial të lartë kontributi në tregjet e punës të vendeve pritëse”
