

37-vjeçari i dyshuar si organizator i aktivitetit kriminal, bie në prangat e policisë
Forcat e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, kanë finalizuar një tjetër fazë të operacionit “Space”, duke neutralizuar një nga figurat kryesore të rrjetit të prostitucionit që operonte në qytetin bregdetar.
I arrestuari është një shtetas turk, 37 vjeç, me inicialet I. Y., i dyshuar si drejtues i organizimit të aktivitetit të paligjshëm në apartamente të përshtatura në lagjen nr. 13 të Durrësit.
Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi tre aparate celularë, të cilët pritet të hedhin dritë mbi mënyrën e funksionimit të rrjetit dhe kontaktet e tij. Hetimet vijojnë me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e të gjithë personave të përfshirë.