Policia italiane ka zbardhur detaje nga operacioni antidrogë në Foggia, ku u çmontua një organizatë trafiku ndërkombëtare, e drejtuar nga shqiptarë.
Janë 24 persona nën akuzë, nga të cilët 7 janë shqiptarët që e drejtonin. Karabiniertë kanë shpërndarë edhe pamjet nga përgjimet e kryera prej një viti.
Karabinierët e Foggias ekzekutuan 24 masa paraprake, 19 në burg dhe 5 në arrest shtëpiak, me akuzën e trafikimit, posedimit dhe shpërndarjes së drogës. Midis tyre janë 7 shqiptarë që banojnë në komunën e Langhiranos.
Hetimi nga Zyra e Prokurorit të Foggias dokumentoi ngjarje që dyshohet se kanë ndodhur midis majit 2024 dhe prillit 2025.
Të dyshuarit janë të moshës nga 23 deri në 61 vjeç, janë shtetas italianë, kryesisht nga Foggia, shqiptarë, gjeorgjianë dhe rumunë, dhe janë aktivë jo vetëm në provincën e Foggias, por edhe në Rieti, Emilia Romagna dhe Molise të poshtme.
Hetimi filloi me mbikëqyrjen e një burri 36-vjeçar shqiptar me precedent penal, i cili besohet të jetë pika qendrore e aktivitetit të trafikimit të drogës, veçanërisht kokainës, në zonën e Foggia.
Grupi xhironte deri në 10 kg kokainë në muaj, me fitime deri në 200 mijë euro po çdo muaj.
Shqiptartë i sillnin fitimet me autobus drejt vendit tonë dhe ilegalisht.
Mes të arrestuarve ka edhe shtetas të kombësive të tjera, kryesisht nga Evropa Lindore.
Kokaina blihej me 22 euro grami dhe shitej deri në 50 euro. Zanafilla e hetimit ishte arrestimi i një 36-vjeçari shqiptar dhe kapja e një sasie prej 2 kg kokainë e ardhur nga Bolivia, ku prodhohet edhe malli me cilësinë më të mirë.
