Emisioni “Në shënjestër” ka zbardhur detaje të tjera mbi atebtatin e ndodhur pak ditë më parë në Rinas ku humbi jetën Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe shoqëruesi i tij Muçi Shaljani.
Gilmando Dani i cili siç thamë kishte shumë hesape të hapura, pasi ishte dënuar nga drejtësia shqiptare me 12 vite burgim për akuzën e gjobëvënies ndaj biznesmenit të kompanisë Ylvi Beqja në Tiranë si pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.
Ndërkohë që ishte shoqëruar për ngjarje tjera të rënda penale, teksa u mbijetoi dy atentateve mafioze në vitet 2011 dhe 2015. Dani që ishte liruar nga burgu vetëm një vit më parë, në tetor 2024.
Ndërsa kreu i grupit të tij kriminal, Emiljano Shullazi, ndodhet në burg pasi krahas dënimit me 14 vite burgim për gjobëvënie, ai po gjykohet edhe për vrasjen e shtetasve Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi në shkurt të vitit 2005.
46-
Teksa ndaj tij ka një masë sigurie për akuzën e sigurimit të kushteve për të vrarë Marklen Hakën.
Grupi i Emiljano Shullazit që ka disa konflikte të hapura me grupin e Marklen Hakës dhe Durim Bamit të njohur si ‘të fortët’ e Niklës si dhe me klanin Troplini në Durrës.
“Lidhur mbi ngjarjen ku humbën jetën Gilmando Dani dhe shtetasi Muçi Shaljani, janë ushtruar kontrolle në banesat e vëllezërve Xhuljan dhe Lefter Kullaj,
Ervin Kodra, Valter Bami, Gentian Koçi, vëllezërve Edion dhe Fatmir Bami si dhe Zyber Bami. Kontrolle në banesat e këtyre shtetasve ku nuk janë gjetur sende të kundaligjshme.
Ndërkohë që shtetasit Valter Bami, Gentian Koçi dhe Zyber Bami nuk janë gjetur në banesë, ndërsa shtetasit Xhuljan dhe Lefter Kullaj, Ervin Kodra, Edison dhe Fatmir Bami, janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore Tiranë dhe u janë marrë faktorë plotësues të qitjes si dhe janë përpiluar vendimet përkatëse për kryerjen e ekspertimit kimike”thuhet në dosjen hetimore.
Por përse grupi hetues ka dyshime se pas atentatit në Rinas ku objektivi ishte Gilmando Dani qëndron Durim Bami dhe a ka lidhje kjo me atentatin e dështuar të ndodhur në janarin e vitit 2015, në Qafën e Kasharit ku Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani u qëlluan në një pritë të organizuar në këtë zonë ndërsa po ktheheshin nga Fushë-Kruja për në drejtim të Tiranës,
pas njoftimit që kishin marrë se në rrugën e Kavajës në Tiranë, po këtë mbrëmje ishte qëlluar miku i tyre Pajtim Serjani.
“Më datë 13 Qershor 2020, Arben Ndoka bisedon me Ervis Martinaj dhe i tregon në lidhje me grupin e vrasësve me pagesë nga Kosova që ka gjetur.
Arben Ndoka: ‘Kam gjet një grup nga Kosova, që bëjnë punë, janë super.’
Ervis Martinaj: ‘Ti jap unë pagesat e tyre’.”
Pjesë e kësaj dosje që lidhet me planin për vrasjen e Durim Bamit është edhe ajo më herët në janar të vitit 2020. Në një bisedë që zhvillohet në Sky Ecc mes Marklen Hakës dhe Emiljano Shullazit. Ky i fundit që edhe pse ndodhet në burg, përdor jo vetëm një celular, por edhe Sky.
Marklen Haka që e informon Emiljano Shuillazin për lëvizjet e Durim Bamit me një makinë të blinduar ‘Range Rover’.
Bisedat në Sky:
Emiljano Shullazi: Kape… mos ja zgjat shumë. Se jam këtu dhe robt e mi që janë jashtë, e kanë pak problem të vijnë në Nikël dhe të mbarojnë punë. Po të jem vetë e mbaroj aty te dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg, Rraja (Redjan Rraja), thotë që Duri është më i fuqishmi aty. I bën reklamë.
Ai Duri i ka çuar haber atij Ndokës (Arben Ndokës) që të nxjerr kë të duash përveç Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë.
Si t’ja bëjmë me e kap k… me e rrjep me e torturuar, ishalla ta mbysin fort. Se tani s’ka blind që e ruan.
Ndërsa në muajin mars të vitit 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Arben Ndokën, duke i dhënë informacione për lëvizjet e Durim Bamit, por pa i thënë që këto informacione i merrte nga Marklen Haka.
Bisedat Sky Ecc
Emiljano Shullazi: Po më thotë që rri aty te Oxhaku shumë dhe del edhe pa blind te lokal ‘A…’ dhe me shumë se 20 minuta nuk rri.
Rri me çunin e xhajës së vet, atë Koçin (Gentian Koçi) dhe Ervin Kodrën nga Tapiza. Kemi folur me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin).
Do terezi ai m… se del një ditë dhe rri gjithë javën pa dalë. Shohim mos po i vjen ora.
Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë e kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa t’i thuash e ke radhën ti.
Bisedat vijojnë edhe me persona të tjerë që kanë bashkëpunuar me qëllim vrasjen e Durim Bamit, por në asnjë rast nuk arrijnë ta realizojnë.
Në një moment, në gusht të vitit 2020, Arben Ndoka bisedon me Ervis Martinaj, për faktin që Shullazin e kishin izoluar në regjimin e posaçëm ‘41 Bis’.
Emiljano Shullazi: Njërin duhet ta marrim peng që të dimë kush qëllon dhe të dimë se ku të trokasim pastaj.
Ku ma gjen dot ‘Doqen’?
Emiljano Shullazi që me Satilno Bashon shkëmben mesazhe edhe në prill të vitit 2020, duke biseduar edhe për çështje të tjera, siç ishte vrasja e Leonard Dukës.
Që sipas Shullazit do të merrnin pagesë të mirë.
Por sipas tij, fillimisht duhej të mbyllte problemet me gjyqin, pasi në atë kohë Satilno Basho ndodhej me masë ‘arrest shtëpie’.
Por edhe pse realizuan disa atentate ndaj Durim Bamit, ky i fundit mundi tia hedhë paq.
Por ndërkohë që Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, ishin në luftë me kohën për të eleminuar Durim Bamin, as ky i fundit nuk ndejti duarkryq.
Por u organizuan njëkohësisht si të mbrohej ashtu edhe të sulmonte.
“Në zonën e Fushë-Krujës grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami
shfaqet në konflikt të hapur me grupet e Ervis Martinaj dhe Arben Ndokës”, thuhet në dosje.
Kështu Durim Bami për t’u mbrojtur vendos të bëjë aleancë me kundërshtarët e përbetuar të Ervis Martinajt, Leonard Dukën dhe Endrit Doklen.
Durim Bami që vihet menjëherë në ndjekje të Arben Ndokës.
Bashkë me Xhelal Rrajën, vëllain e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dikur koleg të të njëjtit grup parlamentar me Ndokën, nisin të thurin planin për ekzekutimin e tij.
Endrit Dokle, ish kreu i një prej fraksioneve të Bandës së Durrësit, që i shpëtoi dënimit me burgim përjetë duke u liruar me kusht, do të siguronte informacion për lëvizjet e Ndokës, ndërsa Marklen Haka, merr përsipër të gjejë togën e vrasësve.
“Durim Bami, Endrit Dokle, Xhelal Rraja dhe Marklen Haka janë organizuar me qëllim vrasjen e Arben Ndokës, më datë 28 Janar 2021. Në momentin kur ky do të shkonte për qokë në Rrugën e ‘Elbasanit’, pasi kishte ndërruar jetë një gjyqtar nga Lezha”, thuhet në dosje.
